Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Pacolli ka numëruar disa nga premtimet e bëra nga LVV, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar.
“Premtimet elektorale të partisë në pushtet, asaj kohe ishin shumë të zhurmshme dhe ishin bërë edhe si REFREN i VV”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka renditur disa nga premtimet të cilat i kishte bërë Kurti gjatë fushatave zgjedhore e për të cilat ai thotë se nuk janë realizuar:
Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj.
Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve.
Derisa të mos kthehen librat kadastralë.
Derisa të mos paguhen dëmet e luftës.
Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë.
Derisa të mos kthehen fondet pensionale.
Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën.
“Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë si deputet, votova për qeverinë Kurti 1“, ka thënë ai. /Lajmi.net/