Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Pacolli ka numëruar disa nga premtimet e bëra nga LVV, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar.

“Premtimet elektorale të partisë në pushtet, asaj kohe  ishin shumë të zhurmshme dhe ishin bërë edhe si REFREN i VV”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka renditur disa nga premtimet të cilat i kishte bërë Kurti gjatë fushatave zgjedhore e për të cilat ai thotë se nuk janë realizuar:

Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj.

Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve.

Derisa të mos kthehen librat kadastralë.

Derisa të mos paguhen dëmet e luftës.

Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë.

Derisa të mos kthehen fondet pensionale.

Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën.

“Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë si deputet, votova për qeverinë Kurti 1“, ka thënë ai. /Lajmi.net/