Rap-artisti i njohur shqiptar, Unikkatil, është rikthyer këtë verë me disa koncerte në trojet shqiptare.

Ylli i famshëm, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka performuar ditë më parë në Shëngjin.

E këtë herë, Viktor Palokaj (emri i vërtetë) tregon se ka anuluar koncertin në Durrës për shkak të motit të keq.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mot i keq, për Durrës e vendosëm me shty. Shihemi të premten më 23 gusht”, ka shkruar ai.

“Ata që kanë pasur rezervime duhet konfirmim tjetër për të premten”, thekson reperi.

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Unikkatil

Deri më tani, Unikkatil nuk ka paralajmëruar ndonjë koncert në Kosovë.

Ai ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika dhe projektet, ndonëse mbetet po aq i pëlqyer për publikun. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial)

The post Unikkatil rikthehet me koncerte në Shqipëri appeared first on Telegrafi.