Një aksident tronditës ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit në Korfuz , kur për një arsye të panjohur makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga kursi dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Gruaja si pasojë e përplasjes së fortë me shtyllën, ngjarje e ndodhur në rrugën periferike të Perivolit, ka humbur jetën në çast.
Mjeti është kthyer në një masë amorfe hekuri ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçarit të mërguar, me shtetasi shqiptare.
Shërbimi Zjarrfikës ka mundur më pas të nxjerrë trupin e 39 vjeçares nga mjeti.
Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit po kryen një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor. /Telegrafi/
The post Përplasi automjetin me shtyllën elektrike, humb jetën 39 vjeçarja shqiptare në Korfuz appeared first on Telegrafi.