Ngjarje e rëndë në Tiranë, amerikani mbyt me litar gruan dhe më pas var veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, e më pas ka varur edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Raportohet se shtetasi amerikan fillimisht ka mbytur gruan me litar dhe më pas dy qentë që kishin.

Në fund i ka dhënë fund jetës duke varë veten.

Shtetasi nga SHBA punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë./Vizion+

The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, amerikani mbyt me litar gruan dhe më pas var veten appeared first on Telegrafi.