Në pritje për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, REL: Afganët mbesin “të bllokuar” në Shqipëri tre vjet pas rikthimit të talibanëve

Fatima dhe djali i saj i vogël u larguan nga shtëpia e tyre menjëherë pasi talibanët rimorën pushtetin në Afganistan, në vitin 2021. Duke qenë ish-deputete, ajo ishte në rrezik nga një hakmarrje e mundshme e grupit islamik të linjës së ashpër. Por, tre vjet pas ardhjes në pushtet të talibanëve, Fatima jeton me djalin