Këngëtarja e njohur, Melisa Lleshi, është rikthyer me një projekt të ri pas një kohe.
“Shok” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Melisa me ‘beat’ e producim nga Lurro.
Foto: Screenshot/YouTube
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka bërë po ashtu një paraqitje provokuese në klip.
Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube, në të gjitha platformat muzikore.
Foto: Screenshot/YouTube
Melisa ka kohë që ka qenë më e distancuar nga muzika, duke u fokusuar në projekte të tjera.
Sidoqoftë, pritet që ky projekt të pëlqehet nga publiku dhe fansat e Lleshit. /Telegrafi/
The post Melisa Lleshi publikon këngën e re “Shok” appeared first on Telegrafi.