Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka përkujtuar Bajram Rexhepin në 7 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Dr.Bajrami tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut, shkruan lajmi.net.

Tutje ka shtuar se Rexhepi ishte njeri parimor i përkushtuar dhe i vendosur, teksa thotë se nuk do të harrohet kurrë puna dhe imazhi i tij.

“Në 7 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë dhe kujtojmë kryeministrin e politikanin e shquar, doktorin e përkushtuar, njeriun e mirë e të dashur, mikun tim Bajram Rexhepi. Dr. Bajrami tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut. I përgjegjshëm dhe parimor, i përkushtuar dhe i vendosur – i tillë ishte gjithmonë. Përherë në zemrat tona!”/Lajmi.net/