Gjykata amerikane i ka dhënë leje Anna Delvey-t që t’u rikthehet rrjeteve sociale, ka mësuar Page Six.
Delvey u burgos në vitin 2019, pasi u paraqit si një “aristokrate e rreme” duke mashtruar biznese të ndryshme duke përfituar 200 mijë dollarë.
Historia e saj, jo e pazakontë, vërshoi mediet amerikane, duke bërë që edhe platforma Netflix të realizojë një serial mbi këtë të titulluar “Inventing Anna”.
Foto: Anna Sorokin / AP
Kur doli nga burgu, Anna Delvey (emri i vërtetë Anna Sorokin) u vu në arrest shtëpiak nga gjykatat e imigracionit, ndërsa priste të zbulonte nëse do të lejohej të qëndronte në SHBA ose nëse do të deportohej në Gjermani.
Përveç që i vendosën një monitor në kyçin e këmbës, gjykata ia ndaloi të postonte në internet.
Foto: Anna Delvey / New York Post
Vitin e kaluar, avokatët e saj thanë se kufizimet “nuk shërbejnë absolutisht për asnjë qëllim në zbutjen e çdo rreziku udhëtimi jashtë vendit ose kërcënimi për komunitetin që zonja Sorokin mund të paraqesë dhe të shkelë qartë të drejtat e saj kushtetuese”.
Tani, Page Six raporton se gjykata i ka dhënë lejen, dhe ajo do t’u kthehet rrjeteve sociale të premten në mbrëmje. /Telegrafi/
Foto: Anna Sorokin / Instagram
The post Gjykata i jep leje Anna Delveyt të rikthehet në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.