Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP 4: Jozi dhe Loredana “kurorëzohen” mes spektaklit

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet një dasmë festive, ku protagoniste do të jenë Jozi dhe Loredana.

Banorët kanë votuar për çiftin e tyre dhe, mes disa alternativave, fitues dolën Jozi dhe Loredana, duke lënë pas Egli me Gjestin dhe Krisa me Tirin.

Për këtë ceremoni të veçantë, Lori ka zgjedhur si dëshmitare Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi ka përzgjedhur G Banin dhe Aldon. Megjithatë, çifti vendosi të mos ftojë Rozanën dhe Laertin në festë.

Dasma do të nisë sonte në orën 20:00, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe të mbushur me surpriza në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.