Can Yaman, i konsideruar nga shumëkush si një nga aktorët më tërheqës turk, po kalon verën e tij në ishullin grek të Mykonos.
Aktori tërhoqi vëmendjen në plazh teksa bisedonte me një brune të panjohur.
Aktori i njohur, i quajtur ndryshe edhe “turku Jason Momoa”, vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në Itali.
Can Yaman
Pas ndarjes me gazetaren e njohur sportive Diletta Leotta, ai përpiqet ta mbajë për vete jetën e tij private.
Në fillim të vitit, ai postoi një foto pa këmishë në Instagram dhe zbuloi se kishte humbur 10 kilogramë për 30 ditë.
Can Yaman
Në përshkrimin e postimit, ai ka shpjeguar se si shkoi transformimi i tij.
Ndryshe, aktori turk që herë pas here punon edhe si model është me origjinë nga Kosova.
Can Yaman
“Gjyshi im ka jetuar në Prishtinë, ku ka lindur. Nuk kam qenë kurrë atje, nuk e di gjuhën. Prindërit e mi kanë lindur në Stamboll, ashtu si unë”, tha aktori në një nga intervistat. /Telegrafi/
The post Aktori i famshëm turk fotografohet në plazh me një brune, tregon fizikun atraktiv appeared first on Telegrafi.