Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me publikimin e punëve të komunave të drejtuara nga partia e tij.
Të hënën ai ka publikuar pamje të shkollës që po ndërtohet në Fushë Kosovë.
Ai ka shkruar në Facebook se pasi Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, aty po ndërtohet një shkollë për 600 nxënës të rinj.
“Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, pothaujse dyfishim në një dekadë të vetme”.
“Prandaj aty po ndërtojmë shkolla të reja – sikurse kjo, në Sllatinë, për plot 600 nxënës të rinj”, ka shkruar Abdixhku.
The post Abdixhiku prezanton shkollën për 600 nxënës në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.