Hedhja e granatës në Ujman, Berisha: Sveçla po i josh të rinjtë, duhet të jap përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar hedhjen e granatës në Liqenin e Ujmanit.

Berisha lidhur me këtë rast ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku sipas tij po i nxit të rinjtë për tu lar në Ujman, shkruan lajmi.net

“Del e bën thirrje se mund të bëni thirrje se mund të laheni lirisht në Liqenin e Ujmanit, shkojnë atje një grup i të rinjve të frustruar që i nxisin këta me telefona dhe çfarë ndodhi, u hodh një granatë”.

Tutje deputeti i PDK-së në një emision televiziv ka thënë se Sveçla “duhet të paditet për këtë joshje në krim të të rinjve”.

“Garanta e ka vetinë vrasëse 11 metra, të dhënat teknike, vrasje 11 metra, plagosje deri në 30 metra. Sikur granata të ishte gjuajtur në mesin e atyre të rinjve, çka do të kishim sot. Pra, Sveçla duhet të paditet për këtë joshje në krim të të rinjve”, u shpreh ai./Lajmi.net/