Miqësoret e verës janë arkivuar. Në shtëpinë e Juventusit tani fillojnë ta marrin seriozisht. Sot në mbrëmje kundër Komos nis zyrtarisht rrugëtimi i trajnerit të ri Tiago Mota. “Kam shumë dëshirë. Po pres me padurim për këtë ndeshje. Objektivi është që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që duam”, tha Mota.