Gërvalla implikoi AKI-në në lajmin e Slobodna Bosna, Musliu: Nëse është e vërtetë do të kërkoj masa ndaj Petrit Ajetit

Drejtori i RTK-së për kanalet shqip (1.3 dhe 4), Rilind Gërvalla ka implikuar edhe institucionet e sigurisë saktësisht AKI-në në lajmin e Slobodna Bosna të cilin e publikuan.

“Por neve na është dukur e arsyeshme që është lajm i cili duhet pasqyrohet dhe në momentin kur ty të vie një lajm nga instancat e sigurisë të cilët kanë organe verifikimi dhe analiza për këto çështje, natyrisht që ne e kemi pranuar si të bazuar me fakte dhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit me personin që është caktuar përgjegjës për mediat dhe për takimet me to, ai ishte në një seminar, po supozoj që në vendin ku është bërë lajmi ku i njëjti tha që këtu po diskutohet shumë dhe natyrisht ka dalë në portalin këtu dhe është mirë që të publikohet. Është marr apriori si një siguri e lartë e verifikimit kur kemi të bëjmë me instanca të sigurisë”, ka thënë Rilind Gërvalla në mbledhjen e Bordit të RTK-së të mbajtur më 23 korrik.

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti e kishte mohuar përfshirjen e këtij institucioni me komunikim zyrtar te Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu.

Musliu tha se do të shqyrtojë tërësisht rastin se kush ka gënjyer: Gërvalla apo Ajeti.

“Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal. Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën. Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti. Në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij”, ka shkruar Musliu.

Postimi i saj në Facebook: