Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas publikimit të projektit nga kryetari i Prishtinës për sheshin Xhorxh Bush.
Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndonëse është premtuar që ky shesh të ketë më shumë gjelbërim ai po del të jetë ndryshe.
“Sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë, i cili na u premtua se do të kishte shumë më tepër gjelbërim, po përfundon krejtësisht ndryshe nga çfarë na u tha. Në vend të gjelbërimit, po shohim gjithnjë e më shumë beton e pllaka që na djegin në vapë. Kryetari Rama premtoi diçka tjetër, por po del se ndryshe po mendon e ndryshe po deklaron”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai gjithashtu ka reaguar për shumën prej 18 milionë eurosh që do të shpenzohet në sheshin Xhorxh Bush.
“E çuditshme dhe shqetësuese është edhe çmimi i realizimit prej 18 MILIONË EURO! Çka po ndodh me specifikat e tenderit, që janë bërë deri në cente të sakta? A është ky tender që një kompanie të caktuar nga Shqipëria që ta fitojë ose ndonjë kompanie tjetër paraprakisht që t’a fitoj. Na hiqni dyshimet”, ka shtuar ai shkruan lajmi.net.
Postimi i tij në Facebook: