Kush do ta transferojë Brojën? Edhe një skuadër angleze në garë për sulmuesin shqiptar
Armando Broja vazhdon të përballet me një situatë të paqartë për të ardhmen e tij, pasi largimi nga Chelsea duket tashmë i sigurt. Sulmuesi shqiptar është vendosur në listën e shitjes nga skuadra londineze dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të njohura.
Ipswich Town, Wolves dhe Everton kanë shfaqur interes për shërbimet e tij në Premier League, ndërkohë që së fundmi në garë është futur edhe Southampton, ish-ekipi ku Broja ka luajtur më parë.
Interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është shfaqur edhe jashtë Anglisë. Stuttgart, skuadra gjermane, është gati të marrë Brojën në huazim, duke e shtuar konkurrencën për të siguruar kartonin e tij.
Megjithatë, Chelsea mbetet i vendosur të përfitojë financiarisht nga largimi i tij, duke kërkuar rreth 40 milionë euro për transferimin e sulmuesit.
Të mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për talentin shqiptar, ndërsa interesimi për të vazhdon të rritet.